Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka pritur në takim përfaqësuesit e Organizatave Joqeveritare.
Pas takimit, Tahiti ka thënë se janë dakorduam që punë vullnetare të njihet si përvojë pune, raporton arbresh.info.
“Sot është dita ndërkombëtare për rini dhe patëm një takim përmbajtësor e kritik por shumë të rëndësishëm për Qeverinë e Kosovës. U dakorduam që ta shtyme përpara dokumentin për vullnetarizëm i cili në të njëjtën kohë njeh edhe praktikën si përvojë pune”, ka thënë ai.
Tahiti ka shtuar se organizatat qeveritare për rini janë shkollë në vete.
“Këto organizata janë me të vërtetë shkolla për rininë. Diskutuam edhe për adaptimin e programeve për rininë në kohën e pandemisë Covid 19, rrethanat kanë imponuar edhe platforma të tjerë përveç asaj fizike”, ka shtuar Tahiri.
Ai gjithashtu ka thënë se gjatë takimit u diskutua për ‘për fuqizimin e të rinjve dhe të rejave në zonat rurale. Programet të kenë shtrirje edhe në fshatrat e Kosovës.
Ndërsa përfaqësuesit e organizata joqeveritare për rini kanë kërkuar mbështetje për rininë edhe në ditët e zakonshme, jo vetëm në ditët e shënuara për rini./arbresh.info/

Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...