Drejtor i arsimit në komunën e Ferizajt, Afrim Llabjani, ka deklaruar se sot janë takuar me Ministrin e Shëndetësisë, Ramë Likaj, me të cilin kanë diskutuar rreth asaj se çfarë do të ndodhë me fillimin e vitit të ri shkollor.
Ai për Klan Kosova u shpreh se nga ministri janë njoftuar për tre skenarët e mundshëm, për të cilat Llabjani tha se presin që t’i zbatojnë.
“Si komunë jemi prekur shumë nga COVID-19 dhe duhet të jemi të kujdesshëm nga kjo. Duhet të bëjmë një hap ku nuk do të dëmtohet shëndeti i fëmijëve dhe as mësimdhënësve.
“Me siguri se gjatë këtyre ditëve do të jemi në bashkëveprim të ngushtë me ministrinë e arsimit që mësimin ta fillojmë ashtu si është më së miri”.
“Unë personalisht jam për t’u hapur shkollat sepse arritja e planprogrameve mësimore nuk mund të arrihet pa kthimin e nxënësve në bankat shkollore, por duhet pasur kujdes dhe parasysh rrethanat”, u shpreh Llabjani.
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...
Begaj nderon në Teksas “Martirin e Kombit” Ervin Dervishi: D...