Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se ka pezulluar protestën e paraparë.
Në një njoftim për media kjo sindikatë shëndetësore thotë se pas komunikimit me Ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj përgjatë takimit të zhvilluar dje me datën 10.08.2020, i cili u zotua se kërkesat e FSSHK-së do të realizohen kanë pezulluar protestën.
‘Ai u zotua se për këtë ka marr edhe mbështetjen e Kryeministrit, si dhe pas Vendimit për ndalimin e Protestës nga ana e organeve të rendit, Këshilli Organizativ i Protestës duke i respektuar zotimet e Ministrit, institucioneve shtetërore të MPB-së si dhe shëndetin e popullatës merr vendim që të PEZULLOJË Protestën e paraparë me datë 12.08.2020 dhe ti hap rrugë dialogut social”, thuhet në komunikatë për media./arbresh.info/
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj