Spitali i Përgjithshëm në Gjilan është furnizuar me bombola për oksigjen.
Ato do të shfrytëzohen nga personat e prekur me koronavirus që gjenden të shtrirë në këtë spital.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin për dhënie të kontratës të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. Aty thuhet se ky furnizim ka kushtuar afër 13 mijë euro ose saktësisht 12 925 euro.
Komapnia e vetme që ka aplikuar në këtë tender është ‘K.P.T.Sh.”Autogeni – Ada-Gas Company” Sh.p.k.’, e cila edhe është shpallur fitues.

Ky OP kishte ofruar çmim më të lartë për rreth 1 mijë e 500 euro sesa vlera e kontratës që ishte parashikuar me hapje të saj.
Ndërsa kjo pagesë është kryer nga buxheti i Konsoliduar i Kosovës
Aty thuhet gjithashtu se kontrata nuk ka mundësi të nënkontraktohet./arbresh.info/

Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...