Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka folur për mediat pas përfundimit të takimit të tij me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev.
Edhe Ahmeti është shprehur se nuk është arritur marrëveshje dhe se shpreson se një marrëveshje e tillë është e mundshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, interesi shtetëror është që vazhdohet partneriteti që i mbylli shumë tema të rëndësishme, siç janë anëtarësimi në NATO, fillimi i bisedimeve me BE-në.
Ai pret epilog pozitiv nga bisedimet me LSDM-në.
Përndryshe, asnjëra palë deri tani nuk është shprehur nëse në këto bisedime flitet për pozitën e kryeministrit, pra nëse shkak i mosarritjes së një marrëveshje është kërkesa e BDI-së për kryeministrin e parë shqiptar në RMV.
ASK: Rreth 1 mijë veteranë të luftës më shumë në skemë gjatë...
Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe ish i burgosuri politi...
Rinumërohen votat në 8 komuna
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...