Amerika vazhdon të jetë vendi më i prekur në botë nga pandemia koronavirus. Sipas “New York Times”, vendi numëron më shume se 5 milionë të prekur me Sars Cov-2. Amerika është e para edhe për sa i takon numrit të viktimave, me më shumë se 162 mijë.
Në këtë situatë, presidenti Donald Trump firmosi urdhrin e parë ekzekutiv për ndihmat e reja, sipas të cilit çdo i papunë do të paguhet nga shteti me 400 dollarë në javë. Në të njëjtin dokument parashikohet edhe shtyrja e pagesave universitare të studentëve deri në fund të vitit.
Meqë vendi është në fushatë zgjedhore, Trump përfitoi nga rasti të premtoje se nëse rizgjidhet, do t’i qëndrojë uljes së taksave për të punësuarit. Nuk i anashkaloi akuzat për demokratet, të cilët sipas tij, duan të vjedhin zgjedhjet. Trump tha gjithashtu se opozita kundërshtoi bisedimet mbi ndihmat e reja kundër pandemisë. Ai u ndal edhe një herë te vota me postë, duke e kundërshtuar atë në një moment kur demokratët e shohin si zgjidhjen më të mirë në rast pandemie./zyrtare/
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...
Anija e tretë sulmohet në Ngushticën e Hormuzit pasi Trumpi ...
“Prishet” marrëdhënia mes Arbeloas dhe Carvajalit, shkak mun...
“Nënë vrava tre veta, i kam duart të lyera me gjak”/ Detajet...
Tahiri: Kosova po hyn në fazën e absurditeteve veç pse Kurti...
Haxhiu në konferencën, “Future Makers: Girls in ICT...