Coronavirusi i ri mund t’i dëmtojë disa prej qelizave kryesore të imunitetit, zbulon studimi i ri.
COVID-19 duket se ka fuqi të dëmtojë funksionimin e disa qelizave të rëndësishme të sistemit imunitar, e cila gjë bënë që trupi të mos luftojë infeksionet e ndryshme, thonë studiuesit në Hong Kong, raporton CNN.
Ekipi në Universitetin e Hong Kongut (HKU) tha se gjetjet e tyre tregojnë se rritja e imunitetit me barna të caktuara mund të ndihmojë pacientët të shërohen më mirë. Është një qasje që tashmë po testohet në disa grupe të vullnetarëve.
Studiuesit shikuan gjakun e 41 pacientëve të trajtuar më herët për coronavirus në Hong Kong dhe krahasuan funksionin e tyre imunitar me atë të vullnetarëve të shëndetshëm, transmeton Telegrafi.
Qelizat e sistemit imunitar të njohura si qeliza dendritike, së bashku me qelizat T dhe qelizat vrasëse natyrale te pacientët me COVID-19 shihet se janë dëmtuar seriozisht. Të gjitha këto qeliza janë pjesë e përgjigjes së trupit ndaj një infeksioni.
Ndryshe, një nga ilaçet e testuar ishte interferoni beta-1b. Fillimisht u zhvillua si një trajtim për sklerozën e shumëfishtë, por për shkak se ajo synon sistemin imunitar të trupit, po testohet gjithashtu te pacientët me coronavirus.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj