Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, e ka kritikuar presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis për deklaratën e tij alarmuese para përballjes mes dy klubeve në Ligën e Kampionëve.
Presidenti Napolit kishte kërkuar nga UEFA të zhvendoset ndeshja kthyese e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve nga Camp Nou në ndonjë stadium neutral shkaku i numrit të madh të të infektuarve me Covid-19 në Katalonjë.
Mirëpo, UEFA e konfirmoi se përballja mes Barcelonës dhe Napolit do të zhvillohet ashtu siç ishte planifikuar, më 8 gusht në Camp Nou.
Tani, presidenti i Barcelonës e ka kritikuar presidentin e Napolit për tentimin e tij për ta zhvendosur ndeshjen në ndonjë stadium tjetër.
“Nuk e ndaj të njëjtin mendim me presidentin e Napolit. Ai i ka arsyet e veta, por mendoj se është logjike që ne të tentojmë t’i kthejmë gjërat në normalitet dhe normaliteti është që skuadra të luajnë nëpër stadiumet e veta”, ka thënë Bartomeu.
“Mesazhet e tilla alarmuese janë të këqija për të gjithë. Mesazhi i duhur është ai i UEFA-s, që po tenton t’i kthejë gjërat në normalitet dhe ne të gjithë duhet t’i ndjekim protokollet”.
“Pajtohem plotësisht me vendimet e UEFA-s dhe me zhvillimin e fazave të mëtutjeshme në Lisbonë. Nga fillimi ne menduam se do të luanim atje, do të kishte qenë shumë e çuditshme të mos luajmë në Camp Nou”.
Ndeshja e së shtunës do ta sjellë një superduel pasi që dy skuadrat janë ende në garë për ta zënë një vend në çerekfinale, pasi që ndeshja e parë mes tyre, në San Paolo, përfundoi me barazim 1:1.
Fituesi i përballjes të së shtunës do të takohet në çerekfinale, që do të zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë, me fituesin e përballjes mes Bayern Munichut dhe Chelseat. /Gazeta Express/
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...