PSG do të takohet me Atalantën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, dhe në prag të kësaj ndeshje, kampionët e Ligue 1 janë dobësuar dukshëm.
Ka qenë e qartë prej kohësh se Kylian Mbappe nuk do të luaj në këtë ndeshje shkaku i lëndimit, por një goditje e re ka ardhur për parisianët, me Marco Verrattin që është gjithashtu në pikëpyetje për këtë ndeshje.
Mediet në Francë raportuan se Verratti është lënduar gjatë seancës stërvitore dhe se ai është nën një pikëpyetje të madhe për ndeshjen kundër Atalantës.
Verratti është një nga lojtarët më të rëndësishëm të PSG, dhe mungesa e tij do të ndihej ndjeshëm.
Mesfushori italian pati një paraqitje fantastike disa ditë më parë në finalen e Kupës së Ligës ku PSG mposhti Lyonin pas ekzekutimit të penalltive.
Hyrja në Vushtrri në drejtimin për Prishtinë, e bllokuar der...
Real Madridi përballë Barcelonës në gjykatë – akuzat marrin ...
Edi Rama uron fundjavë të mbarë me pamje nga Maja e Gramës n...
Presidentja Osmani takon sot Papa Leon në Pallatin Apostolik...
Trumpi thotë se Tajlanda dhe Kamboxhia janë pajtuar t’i ndal...
Vuçiq paralajmëron vizitë zyrtare në Kinë