Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka shprehur ngushëllime familjarëve e miqve të gazetarit, Nexhmedin Paloja, i cili vdiq pas një sëmundje të gjatë në moshën 74-vjeçare.
AGK, përmes një komunikate ka vlerësuar lartë kontributin e gazetarit Paloja i cili për 28 vite kishte punuar në Radio Prishtinë.
Paloja i ka dhënë një kontribut të madh gazetarisë, duke punuar për 28 vjet si gazetar në Radio Prishtinë.
“Paloja i ka dhënë një kontribut të madh gazetarisë, duke punuar për 28 vjet si gazetar në Radio Prishtinë. Ai ishte pjesë e Radio Prishtinës deri në vitin 1990, atëherë kur shqiptarët u dëbuan me dhunë nga puna nga forcat ushtarake serbe”, thuhet në telegramin e AGK-së. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...