Si pasojë e motit të keq me dallgë katër persona nga një familje rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Himarës.
Ata kanë dalë në orët e para të mëngjesit të sotëm në det.
Robert Rama 50 vjeç dhe 3 pjesëtarë të tjerë të familjes kanë dalë për të mbledhur rrjetat me një mjet detar të vogël, por kanë ngecur tek shpella e Pëllumbave.
Policia ka mundur të shkojë te shpella e Pëllumbave , por gruaja e cila ka qenë në barkë nuk gjendet dhe dyshohet se mund të jetë mbytur në det.
Njoftimi
Shërbimet e Policisë kufitare Dhërmi kanë marrë një telefonatë se një mjet lundrues ka dalë në det për peshkim dhe si pasojë e dallgëve të mëdha dhe motit të keq personat që ishin në bord rrezikonin të mbyteshin.
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë dalë me mjetin lundrues menjëherë në drejtim të adresës së dhënë dhe kanë njoftuar edhe rojën bregdetare për ndihmë.
Si rezultat i operacionit të përbashkët të Policisë Kufitare dhe rojës bregdetare dhe ndihmës nga një mjet lundrues turistik i rastit, u bë e mundur të shpëtohen shtetasit R. R., F. R. dhe A. R., ndërsa shtetasja M. R. nuk është gjetur ende.
Vijojnë kërkimet intensive me mjetet lundruese të Policisë Kufitare dhe të rojës bregdetare.
Personat e shpëtuar u dërguan në Jalë, ku i priste ambulanca e qendrës shëndetësore Himarë e njoftuar nga Policia Kufitare, dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shpërthejnë mediat në Spanjë: Ligamentet e Kylian Mbappes ja...
Trump paralajmëron: Kushdo që synon të udhëheqë Iranin, përf...
Irani paralajmëron: Nëse sulmohet ambasada jonë në Bejrut, g...
Ndalet Man United – mposhtet nga Newcastle United
Nesër mot i vranët dhe me interval me diel
Arti si diplomaci midis Italisë dhe Shqipërisë: Një urë e fo...