Dje në mesditë u mbajt mbledhja konstitutive e Kuvendit pas zgjedhjeve të 15 korrikut. Përbërja e dhjetë parlamentare apo e para me emrin e ri Kushtetues, u thirr në rrethana të jashtëzakonshme si pasojë e pandemisë Covid-19. Nga 120 deputetët e zgjedhur, 117 ishin prezent. Munguan Menduh Thaçi i PDSH-së, Arbër Ademi i BDI-së dhe Aleksander Veljanovski i OBRM-PDUKM-së.
Për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme, seanca u mbajt në sallën e madhe të Kuvendit, ku ishin siguruar kushtet në bazë të rekomandimeve të institucioneve shëndetësorë. Deputetët votuan në mënyrë mekanike. Në koordinim me kryetarin e Kuvendit, përfaqësuesit e partive politike u morën vesh për zgjedhjen e Komisionit Verifikues të përbërë nga Jahgoda Shahparska, Izet Mexhiti, Blagica Laskovska, Sonja Mirakovska dhe Safije Sadiki.
Komisioni nuk ka konstatuar asnjë kontest ligjor në zgjedhjen e ndonjërit nga 120 deputet, ndërsa procesverbali u miratua me votim unanim nga deputet prezent në sallë.
Punimet e Kuvendit do të pezullohen deri në arritjen e marrëveshjes politike për shumicë të re parlamentare. Më pas duhet zgjidhet Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime nga i cili duhet propozohet emri i kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve. Përbërja dhe mbledhja e këtij komisioni do të dihet pas të mësohet mazhoranca e re. Më pas vijon formimi i trupave punues dhe ndarja në grupe parlamentare.
Në përbërjen e kaluar me Komisionin për Emërime ka udhëhequr opozita, ku si pasojë e mungesës së konsensusit mes dy partive të bllokut politik maqedonas kishte ngecja për emërime në nisa institucione.
Hysni Mehani lirohet nga spitali pas sulmit në Skenderaj
Bayerni do t’u thotë lamtumirë tre lojtarëve para ndes...
Sulm në një postë në Pakistan, vriten 8 persona dhe plagosen...
Shqipëria i bashkohet qendrës së ekselencës së NATO-s për mb...
Nura: Lushtaku nuk është ftuar për intervistim, në momentin ...
Nis takimi mes Kurtit dhe Marta Kos në Prishtinë