Dje është arrestuar një person në Lipjan.
Sipas raportit 24 orësh të policisë ai u arrestua pasi në pishinën e tij u panë disa persona duke e shfrytëzuar pishinën, gjë që është në kundërshtim me vendimin lëshuar nga Qeveria për shkak të pandemisë, shkruan portali arbresh.info
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Lipjan 04.08.2020-14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në pishinën e tij janë hasur disa persona, duke rënë kështu në kundërshtim me vendimin lëshuar nga Qeveria. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /arbresh.info/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...