Dëshmitarët okularë kanë përshkruar se sa i fuqishëm ishte shpërthimi që tronditi kryeqytetin e Libanit, ku deri tani numërohen 100 të vdekur e më shumë se 4000 të plagosur.
Shkaktari i shpërthimit në portin e qytetit ende nuk është përcaktuar, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, presidenti libanez ka fajësuar magazinimin e 2,750 tonëve të nitratit të amonit në deponë që nuk ishte kontrolluar prej gjashtë viteve.

Shpërthimi ndodhi në një kohë të ndjeshme për Libani, që është duke u ballafaquar me krizën ekonomike.
Tensionet janë të larta dhe verdikti i shumëpritur për vrasjen e ish kryeministrit Rafik Hariri është vetëm në tri ditë.
Të mbijetuarit e shpërthimit thonë se kjo i ka kthyer kujtimet e bombardimeve të mëparshme, përfshirë edhe atë që vrau Haririn më 2005.

“Po tentoja të fshihesha, jam duke gjakosur nga këmba, por jam mirë. Kjo më ktheu në kujtimet e 2006-ës kur Izraeli po e bombardonte Libanin dhe ata hodhën bombë në një zonë afër meje. Mendoja se po vdisja, këtë ndjenjë e kisha edhe sot”, thotë njëri prej dëshmitarëve.
“Papritmas e humba dëgjimit, me sa duket isha shumë afër, kështu që e humba dëgjimin për pak sekonda”, thotë një tjetër.
Shpërthimi i djeshëm (e martë) tronditi Bejrutin ku janë shpallur tre ditë zie./arbresh.info/
5,000 fluturime të anuluara, ndërprerja më e madhe globale e...
Mbi 1.000 objektiva iraniane të goditura në 24 orët e para t...
Liverpooli i vihet pas Konrad Laimer
Trump, popullit iranian: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe rime...
Mbretëria e Bashkuar i lejon SHBA-së t’i shfrytëzojë bazat e...
Rikthim i madh i Juventusit – Romës i ikën fitorja në sekond...