Chelsea është duke tentuar të transferojë Sergio Reguilonin nga Real Madridi në këtë verë.
Skuadra londineze po tenton të përforcojë mbrojtjen, pikë më të dobët të këtij edicioni që lamë pas të Ligës Premier.
Frank Lampard do të largojë Marcos Alonson ose Emerson Palmierin, derisa në vedn të njërit prej tyre mund të vije Reguilon.
Sipas asaj që raporton Sky Sports, Chelsea po e rivalizon Evertonin për transferimin e talentit të Los Blancos.
Zidane thuhet se nuk u beson aftësive të tij, andaj e ka vënë në afatin kalimtar të transferimeve.
Kujtojmë se në edicionin e kaluar, Reguilon ishte shpallur si mbrojtësi më i mirë i majtë i La Ligës. /Telegrafi/
Trump paralajmëron: Kushdo që synon të udhëheqë Iranin, përf...
Irani paralajmëron: Nëse sulmohet ambasada jonë në Bejrut, g...
Ndalet Man United – mposhtet nga Newcastle United
Nesër mot i vranët dhe me interval me diel
Arti si diplomaci midis Italisë dhe Shqipërisë: Një urë e fo...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...