Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të hënën se mund të mos ketë kurrë një vaksinë perfekte për COVID-19, dhe se rruga drejt normalitetit do të jetë e gjatë.
Më shumë se 18 milionë njerëz në mbarë botën raportohet se janë infektuar me koronavirusin e ri që e shkakton sëmundjen COVID-19, dhe 688.080 kanë vdekur, sipas një raporti të agjencisë Reuters.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe kreu i urgjencave të OBSH-së, Mike Ryan, nxitën kombet që të zbatojnë me rigorozitet masat shëndetësore siç janë: mbajtja e maskës, distanca fizike, larja e duarve dhe testimi.
“Mesazhi për njerëzit dhe qeveritë është i qartë: ‘Bëni të gjitha”, tha Ghebreyesus, në një konferencë virtuale për media nga selia e OBSH-së në Gjenevë.
Ai tha se maskat në fytyrë duhet të bëhen një simbol i solidaritetit në të gjithë botën.
“Një numër vaksinash tani janë në fazën e tretë të studimeve klinike dhe të gjithë shpresojmë të kemi vaksina efektive, që mund të ndihmojnë në parandalimin nga infeksioni. Sidoqoftë, nuk ka asnjë ‘plumb argjendi’ ndaj COVID-19 për momentin – dhe mbase mund të mos ketë kurrë”, tha ai.
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...
E goditi në fytyrë, ndalohet personi që sulmoi Alaudin Hamit...