Avni Bytyçi, ish këshilltar i Kadri Veselit tani zëdhënës i PDK-së ka vetëm 4 euro të kursyera.
Në deklarimin e pasurisë të bërë në Agjencinë kundër Korrupsion ai ka bërë të ditur se në njërën nga institucionet financiare ka vetëm 4 euro e 74 centë, shkruan arbresh.info.

Por, Bytyqi ka deklaruar se në pronësi të përbashkët ka një tokë në vlerë 75 mijë euro.
Gjithashtu në pronësi të tij ka edhe një veturë të tipit BMW X1 në vlerë 12,500 euro, për të cilën ka deklaruar se e ka blerë me kredi.
Zëdhënësi i PDK-së ka aksione edhe në një shoqëri komerciale, me emrin ‘The Avocado Shop’, ndërsa kapitali arrin në 20 mijë euro./arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...