Për tre muaj në Kosovë, trenin e kanë shfrytëzuar afër 7 mijë qytetarë.
Gjatë periudhës prill-qershor të 2020-es, numri i udhëtareve është zvogëluar për 76.85 %, shkruan arbresh.info.
Kjo rënie ka ardhur pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndërprerjen e transportit të udhëtareve si masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së Covid 19.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin e publikuar “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” për TM2 2020 ka njoftuar gjithashtu se rënie ka pësuar edhe transporti i mallrave me tren.
“Në tremujorin e dytë të vitit 2020, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është rreth 7 mijë, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2019, numri i udhëtareve është zvogëluar për 76.85 %, si rezultat i vendimit te Qeverise ne muajin Mars me masat e ndërmarra ne luftimin e COVID-19 , për ndërprerjen e transportit të udhëtareve. Transporti i mallrave me tren në tremujorin e dytë të vitit 2020 është rreth 144 mijë ton, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2019 kemi ulje për 5.70 %”, thuhet në publikim
Aty gjithashtu thuhet në Kosova ka gjithsej 333 km binar hekurudhor për transport.
“Në territorin e Kosovës kemi gjithsej 333 km binar hekurudhor për transport. Në hekurudhat e Kosovës qarkullojnë gjithsej 9 lokomotiva, prej tyre shtatë Disell dhe dy trena motorik. Lokomotivat bartin 10 vagonë për udhëtarë dhe 1420 vagonë për mallra”, thuhet në këtë publikim.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndalimin e transportit ka ‘goditur’ edhe aeroportin e Prishtinës.
E, kjo ka shkaktuar që numri i fluturimeve të zvogëlohet për afër 97% krahasuar me vitin e kaluar.
Gjatë periudhës prill-qershor 2020, nga ky aeroport janë kryer vetëm 94 fluturime, ndërsa numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti ishte rreth 19 mijë, shkruan arbresh.info.
Ndërsa, krahasuar me tre mujorin e dytë të 2019-es, kemi ulje për 96.79%./arbresh.info/
Pandemia ‘godet’ aeroportin, vetëm 94 fluturime për tre muaj
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...