Instituti i Shëndetit Publik jep mesazhin e rëndësishëm për të gjitha nënat që ushqejnë foshnjat e tyre me gji, dhe që mund të rrezikojnë në këtë kohë pandemie.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, theksohet se gratë që janë më Covid19 mund t’i ushqejnë fëmijët e tyre me qumështin e gjirit.
Kjo, pasi, studimet e deritanishme nuk kanë konfirmuar transformimin e virusit nëpërmjet qumështit të gjirit tek lehonat, të konfirmuara me Covid19.
Njoftimi i plotë:
? 1-7 Gusht 2020
Java Botërore e Ushqyerjes me gji ??
Qumështi i gjirit është alternativa më e mirë për të ushqyer foshnjat gjatë vitit të parë të jetës e më tej.
Nëpërmjet tij foshnjat marrin gjithë elementët e nevojshëm ushqimor për mirërritjen dhe zhvillimin dhe për më tepër antitrupat mbrojtëse ndaj infeksioneve të ndryshme.
Ushqyerja me gji mbetet çelësi i sigurt për një shëndet të mirë në vazhdimësi.
Gratë me COVID-19 gjithashtu mund të ushqejnë foshnjat me gji.
Ato duhet:
??Të lajnë duart shpesh me ujë e sapun ose t’i dezinfektojnë ato me pastrues duarsh me bazë alkooli
??Të mbajnë maskë gjatë çdo kontakti me beben
??Të teshtijnë apo kolliten në një shami letre higjenike njëpërdorimshe
?Të pastrojnë dhe dezinfektojnë rregullisht sipërfaqet e prekura
#JavaBotëroreeUshqyerjesmeGji
UNICEF Albania
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...