Në pajtim me Ligjin për Shëndetësi Nr. 04/L-125, Udhëzimin Administrativ mbi shkollimin specialistik Nr.05/2017, në bazë të propozimit të Bordit Qendror për Shkollim Specialistik (BQSHS) dhe pas aprovimit nga Ministri i shëndetësisë, Ministria e Shëndetësisë shpall:
Konkurs
Për ndarjen e specializimeve nga këto lëmi:
Kategoria e pare:





Kandidatet kane te drejte te aplikojnë ne dy lëmi specialistike, por jo te njëjtës kategori (mund te konkurrojnë ne një lëmi specialistike nga kategoria e pare dhe ne një nga kategoria e dyte)
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet sipas Udhëzimit Administrativ UA Nr.05/2017 për Shkollim Specialistik, si në vijim:
Të kenë të kryer Fakultetin e Mjekësisë (drejtimi Mjekësi e përgjithshme, Stomatologji, Psikologji master);
Të jenë të licencuar për punë profesionale
Në lëmit kirurgjikale në ditën e shpalljes së konkursit nuk duhet të kenë mbushur moshën 35 vjeçare, kurse për lëmit tjera nuk ka kufizim moshe
Të ketë aftësi të domosdoshme psikofizike për vijimin e specializimit
Te jete anëtar i Odes përkatëse shëndetësore.
Dokumentet e nevojshme në ditën e aplikimit janë:
Aplikimi behet online ne linku: Https://rsh.rks-gov.net ;
Diploma (apo nostrifikimi) e Fakultetit të Mjekësisë;
Çertifikata e notave të Fakultetit dhe nota mesatare (nëse nota mesatare nuk figuron në diplomë), për kandidatet te cilët kanë përfunduar fakultetin jashtë Republikës se Kosove duhet te behet barazvleresimi I notes mesatare ne Fakultetin e Mjekësisë;
Licenca e punës;
Dokument nga Oda përkatëse shëndetësore qe është anëtarë i odes
Letërnjoftimi (fotokopje);
Çertifikata e lindjes;
Çertifikata mjekësore;
Për kandidatët aplikantë me financim nga Institucionet Shëndetësore private dhe për specializimet nga Mjekësia Familjare:
9a. Letër mbështetëse qe institucioni përkatës e konfirmon mbështetjen e kandidatit për financim gjate kohës se specializimit.
Kriteret për zgjedhjen e kandidateve për specializim
1. Nota mesatare (piket nota mesatare me dy x 2 d.m.th. nga 6×2=12, 7×2=14, 8×2=16, 9×2=18 dhe 10×2=20)
2. Koha e pritje dhe përvoja e punës (viti x 2.5 deri ne maksimum 10 pike, d.m.th. nga 0.0-10 pike)
3. Afati i diplomimit (minus 2.5 pike/vit, nëse ka te kaluar çdo vit, maksimum minus 10 pike)
4. Poentimi ne interviste (3 anëtar me maksimum 5 pike (1-5))
5. PhD ose master (PhD e përfunduar 5 pike, e regjistruar 2 pike, master i përfunduar 2 pike, I regjistruar 1 pike)
6. Punime shkencore (autor i pare nëse ka 2 pike, koautor 1 pike (maksimumi))
7. Fëmijë i dëshmorit 2 pike
Nota Mesatare 12-20 pike
Koha e pritjes 0-10 pike
Afati i diplomimit 0 deri -10 pike
Intervista 3-15 pike
PhD ose master 5 ose 2 ose 1 pike
Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë nga shpallja publike.
Edi Rama në takim me Papa Leonin XIV, një hap i rëndësishëm ...
Miratohet Buxheti i Prishtinës
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...