Juventusi kampion i Serie A për të nëntin sezon më radhë
Juventus janë kampion të Serie A për sezonin 2019/2020.
Zonja e Vjetër ka fituar titullin e nëntë më radhë në Serie A dhe të 36-tin në histori të klubit, pas fitores 2:0 ndaj Sampdorias në ‘Allianz Arena’, dy xhiro para përfundimit të sezonit.
Pas një skeme mirë të organizuar, Cristiano Ronaldo në minutat shtesë së pjesës së parë i dha epërsinë 1:0 Juventusit.
Në pjesën e dytë, Federico Bernardeschi dyfishoi avantazhin (2:0), kur shënoi në minutën e 67′.
Me këtë fitore, Juventus konfirmohet kampion në Serie A, për 36-tën herë në histori të klubit, dhe të parën herë me Maurizio Sarrin trajner.
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 30-vjeçar
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...
Rritet numri i vizitorëve të huaj në Shqipëri, kryesojnë ita...
Gaza e pasluftës: A është Bordi i Paqes një premtim bosh?
Beogradi reagon pas deklaratës së Kurtit për “Sarajevo Safar...