Hapësira ajrore e Libanit u shkel 20 herë të premten dhe 9 herë të shtunën, tha ushtria libaneze.
Izraeli shkeli hapësirën ajrore të Libanit të paktën 29 herë brenda 48 orëve të fundit, thanë të shtunën autoritetet libaneze.
“Të premten, aeroplanët izraelitë shkelën hapësirën ajrore të Libanit 20 herë, dhe të shtunën 9 herë”, thuhet në një deklaratë të ushtrisë libaneze.
Të gjitha shkeljet ishin në një formë fluturimi rrethor dhe u monitoruan në koordinim me Misionin Paqëruajtës të Kombeve të Bashkuara në Liban, theksohet në deklaratë.
“Forcat armiqësore fluturuan mjete ajrore pa pilot me qëllime vëzhgimi dhe i kanë kaluar në provincën jugore Hula”, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve e Libanit.
Izraeli nuk i ka komentuar pretendimet.
Në muajt e fundit, Libani dhe Izraeli kanë shkëmbyer akuza dhe kundërakuza në lidhje me shkeljet e hapësirave tokësore, ajrore dhe detare./AA/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...