Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në ‘Facebook’ thekson se përqindja e persona të hospitalizuar të infektuar me coronavirus gjatë dy javëve është zvogëluar.
“Gjatë dy javëve të kaluara, edhe pse kishim rritje të ndjeshme të rasteve me COVID-19, përqindja e të hospitalizuarve shënon rënie prej 2%, përkatësisht nga 11.5% më 15 korrik në 9.7% më 23 korrik”, thekson Filipçe.
Ai shton se në vazhdimësi, përqindja e personave të hospitalizuar nga numri i përgjithshëm i rasteve aktive nuk është më e madhe se 12%.
“T’i respektojmë masat, ta ruajmë veten, punonjësit shëndetësor dhe t’a mbajmë sistemin tonë shëndetësor stabil”, thotë mes tjerash Filiçe.
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova