Dy shqiptarë dhe një italian janë arrestuar nga autoritetet policore në Varese të Italisë me akuzën e trafikut të kokainës.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 12 kg kokainë dhe një depozitë për magazinimin e drogës.
Një 43-vjeçar shqiptar dhe një 57-vjeçar italian akuzohen si përgjegjës për magazinimin e një sasie të madhe kokaine në depozitën e një kompanie në komunën Vergiate e specializuar në mirëmbajtjen e materialeve logjistike të përdorura në sektorin e aeronautikës.
Në këtë kapanon policia italiane ka zbuluar një laborator të vërtetë për magazinimin e përpunimin e drogës. Gjithashtu janë gjetur dhe armë e municione.
Personi i tretë i arrestuar është një tjetër shtetas shqiptar. Arrestimi i tij u krye gjatë kontrollit në territor ku iu gjetën 9 kg kokainë. Detajet e operacionit priten të zbardhen rreth mesditës./oranews
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin