Një vajzë 3-vjeçe në Belgjikë ka humbur jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Epidemiologu Boudewijn Catry nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (Sciensano) duke bërë të ditur lajmin me pikëllim të thellë tha se kjo nuk ka ndikuar vetëm tek shkencëtarët por edhe tek të gjithë prindërit.
Catry tha se kjo humbje tregon se askush nuk ka imunitet ndaj COVID-19. “Nuk mund ta injorojmë virusin. Virusi ende është në mesin tonë dhe duhet të jetojmë me këtë”, tha ai.
Në Belgjikë në muajin mars nga COVID-19 humbën jetën dy vajza, njëra 12 dhe tjetra 18-vjeçe.
Në vend deri më tani janë raportuar 64.847 raste ndërsa kanë humbur jetën 9.812 persona.
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi
Irani paralajmëron Trump: Nuk pranojmë bisedime nën presion
Protestë në Jarinjë, QKMK paralajmëron për bllokimin e një p...
Moti sot në Shqipëri
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe