Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike në Maqedoni (DPHM) për nesër pasdite paralajmëron zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të fortë.
Siç thonë nga DPHM, vende-vende proceset do të jenë më intensive dhe në formë të motit të keq.
“Të dielën moti do të jetë i paqëndrueshëm kryesisht pasdite dhe në pjesët lindore të vendit me paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave, por nga e hëna pritet kryesisht mot me diell me rritje më të shpejtë të temperaturave”, thonë nga DPHM.
Veçanërisht moti i ngrohtë, sipas DPHM do të jetë nga mesi i javës së ardhshme. Temperaturat do të lëvizin nga minimum 13 gradë në orët e hershme të mëngjesit deri në 40 gradë gjatë ditës.
Agim Ademi rizgjidhet president i FFK-së, me votë unanime
Kamberi dhe ambasadori Dugolli diskutojnë për koordinimin e ...
Bislimi priti në takim përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë...
Sejdiu pret në takim Oravin, njofton përfundimin e mandatit ...
Ishte i dënuar për një vrasje në 1999, kosovari arrestohet s...
Ronaldo 41 vjeç, rekordet e pabesueshme të CR7