Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje , Albin Kurti ka takuar sot Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, dhe këshilltaren e saj, Blerta Bejtullahu, për t’u përshëndetur para mbarimit të misionit të Ambasadores në Kosovë.
Ky takim është zhvilluar ndryshe nga herët e tjera.
Kurti e Apostolova takimin e kanë zhvilluar në hapësirat e Muzeut të Kosovës.
Postimi i plotë:
Sot, në hapësirën e Muzeut të Kosovës, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Albin Kurti, bashkë me deputetën dhe anëtarën e Kryesisë, znj. Fitore Pacolli, u takuan me Shefen e Zyres së BE-së në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova, dhe me këshilltaren e saj, znj. Blerta Bejtullahu, për t’u përshëndetur para mbarimit të misionit të Ambasadores në Kosovë.
Gjatë këtij takimi lamtumirës, Kryetari Kurti dhe Ambasadorja Apostolova e falënderuan njëri-tjetrin për komunikimin e rregullt dhe për bashkëpunimin e mirë që kishin për këto katër vite sa ishte në detyrë ajo. Gjithashtu, Kryetari i uroi shumë suksese dhe punë të mbarë në angazhimet e reja të saj, ndërsa Ambasadorja tha se do të vazhdojë t’i përcjellë me vëmendje zhvillimet në Kosovë. Të dyja palët shprehën dëshirë për të mbetur në kontakt të vazhdueshëm dhe z. Kurti shprehu gatishmëri për bashkëpunim mes Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Shefit të ardhshëm të Zyres së BE-së në Kosovë./arbresh.info/



Festë apo vajtim? Vdekja e Khameneit nga sulmet SHBA-Izrael ...
Rahoveci 029 prezanton Richard Granberry në ditën e fundit t...
Parandalohet futja e 5 telefonave në Qendrën e Paraburgimit ...
Mot me diell javën e ardhshme, temperatura arrin 17°C
Trump thotë se SHBA-ja shkatërroi nëntë anije të marinës ira...
Kapaciteti ynë ushtarak mbetet i paprekur, thotë ministri i ...