Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Robbie Fowler, thotë se gjëja më e rëndësishme për Reds këtë verë është t’i mbajë në skuadër Mohamed Salahun dhe Sadio Manen.
Liverpooli ka filluar t’i bëjë gati planet për afatin kalimtar të verës, pasi që tashmë e kanë fituar titullin e Premierligës dhe janë eliminuar nga Liga e Kampionëve, që rinisë në gusht.
Përkundër që skuadra e Liverpoolit e ka dominuar garën në Premierligë këtë sezon, kritikët i kanë gjetur disa probleme në skuadrën e Jurgen Kloppit, të vërejtura në ndeshjet e fundit, që duhet të adresohen gjatë merkatos.
Megjithatë, përderisa Fowler e pranon se Liverpoolit i duhen lojtarë për pozitat e qendërmbrojtësit dhe mbrojtësit të krahut të majtë, më e rëndësishme është të mbahen në skuadër Salah dhe Mane.
“Mendoj se me Liverpoolin tani, njëra ndër problemet që e kemi pasur këtë vit, por që s’ka qenë një problem i madh, është se na ka munguar pas cilësia në stol”, ka thënë Fowler.
“Djemtë që kanë hyrë në lojë kanë bërë punë jashtëzakonisht të mirë dhe kanë qenë konsistent gjatë sezonit, por kur u lëndua Andy Robertson ose kur ishte i suspenduar, kishim nevojë për dikë tjetër”.
“Por, është e vështirë të gjesh lojtarë të mirë për atë pozitë, kur ata e dinë se s’do të jenë në formacion të parë”.
“Jam i sigurt se Sadio, Mo e Firmino spekulohen për transferime në klube të tjera gjithashtu, kështu që mendoj se më e rëndësishmja është që Liverpooli t’i mbajë ata në skuadër”. /Gazeta Express/
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës