Pas përfundimit të mbledhjes me opozitën Parlamentare, kryeministri Rama tha për gazetarët se është në interesin e PD-së që ta ndiqte këtë proces, sepse këshilli politik e ka mbaruar misionin e tij në 5 qershor.
Sipas Ramës bojkotimi ka qenë absurd dhe se ligji zgjedhor do të reflektohet atë që kushtetuta imponon në lidhje me listat e hapura.
Rama: U bë një diskutim me grupin e ekspertëve politikë që e kanë ndjekur këtë çështje. Ne erdhën sot për të shprehur gatishmërinë për të diskutuar për çdo që gjë është e paqartë që ka krijuar keqkuptimi. Në këndvështrimin tim është në interesin e PD-së që të zhvillojë këtë proces, sepse ky këshill e ka kryer misionin e tij me marrëveshjen e 5 qershorit. Pas 30 korrikut jeta politike vazhdon. Kështu që duhet të reflektojmë në ligjin zgjedhor, çka kushtetuta do të imponojnë në lidhje me listat e hapura. Më duket absurd bojkotimi.
Ne nuk jemi një vend pa institucione. Ekzistenca imagjinare e jashtëparlamentare nuk e bën vendin po parlament. Kjo tryezë është nderuar si një mirëbesim, edhe pse PD është arratisur duke braktisur detyrë, por ata janë pjesë e një realiteti politik dhe nuk mund të mohojmë këtë. Më vjen keq sepse është një kohë shumë e shkurtër, sepse nuk jemi në kushtet e një halli në lidhje me ecjen e procesit para, sepse kemi konsensus me forcat parlamentare. Nuk kemi asnjë hall të posaçëm. Kemi bërë gjënë e duhur.
Marrëveshja e 5 qershorit nuk do të preket.
Dogana sekuestron 44 pako cigare pa banderola në vlerë 15 mi...
Arbeloa për Mendyn: I jam mirënjohës për përpjekjen e tij, s...
Çfarë parashihet me strategjinë e miratuar për zgjerim të BE...
Me sa vite burg dhe sa euro mund të dënohet Gjesti për vepra...
Abdixhiku paralajmëron rikthimin e Osmanit: Koha për bashkim...
Kryetari i Prizrenit: Komunat ende nuk e kanë në dispozicion...