Një komision parlamentar britanik kritikoi qeverinë për dështim në hetimin e ndërhyrjes ruse gjatë referendumit të vitit 2016, pavarësisht informacioneve”të besueshme” që tregonin se Moska, dy vjet më parë, kishte provuar të përzihej në referendumin për pavarësinë e Skocisë.
Britania ka dalë nga Bashkimi Evropian më 31 janar, pas një referendumi për Brexit të mbajtur më 2016.
Në një raport të publikuar më 21 korrik, komiteti i inteligjencës dhe sigurisë (ISC) bëri thirrje për një “vlerësim të plotë” të veprimeve të Moskës gjatë referendumit.
Anëtari i komitetit të ISC, Stewart Hosie tha se askush në qeveri nuk dëshironte të merrej me çështjen e ndërhyrjes ruse dhe se anëtarët e saj “nuk donin t’ia dinin” sepse ishte shumë “temë e nxehtë”. Raporti u përfundua në mars të vitit 2019 dhe fillimisht në muajin tetor u dërgua te kryeministri, Boris Johnson.
Kritikët thanë se qeveria e tij vonoi publikimin e tij për të mbrojtur Johnsonin dhe Partinë e tij konservatore, shkruan Rel. Qeveria fillimisht tha që raporti nuk mund të publikohej derisa të rishikohet për çështje që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare.
Haxhiu: Heqja e fusnotës, hap i rëndësishëm për Kosovën
Ylli i madh i Galatasarayt bëhet prioritet i Barcelonës
Forcat e mbrojtjes së NATO-s neutralizojnë raketën e tretë i...
NATO: S’ka vendim për reduktimin e trupave amerikane nga Kos...
Maqedonci për blerjen e raketave kineze nga Serbia: Shpërfaq...
Osmani: Masakra e Tregut të Gjelbër në Mitrovicë dëshmi e k...