AC Milan ka shtuar interesimin për mbrojtësin e Celtic, Kristoffer Ajer, por rivalizohet nga Leicester City.
“Rosonerët” janë të lidhur me norvegjezin që disa javë, por ende s’kanë bërë ndonjë ofertë zyrtare, transmeton portali arbresh.info.
Probleme mund t’iu shkaktojë klubi anglez, ngase trajneri Brendan Rodgers ka punuar me 22-vjeçarin më herët dhe është duke provuar të ribashkohet.

Ajer ka bërë 14 paraqitje për Kombëtaren e Norvegjisë, ndërsa pos pozitës së qendërmbrojtësit përshtatet edhe në pozitën e mesfushorit defansiv dhe mbrojtës i krahut të djathtë.
Kartoni i lojtarit vlen rreth 30 milionë euro./arbresh.info.
Alarm për bombë në dy qendra tregtare në Shkup
Dy anije kthehen ndërsa paraliza e Hormuzit vazhdon
Haxhiu: Partitë t’i përgjigjen ftesave të Kurtit, vendit nuk...
Shqipëria dhe Kolumbia krijojnë ekipe kundër trafikimit të q...
Përkujtohet heroi Sali Çekaj, Haxhiu: Ishte strateg i lirisë...
Konjufca në Antalya Diplomacy Forum, diskutime për Ballkanin...