Ylli i Juventus-it, Cristiano Ronaldo beson se fitorja ishte më e rëndësishme se rekordet që theu.
Portugezi dje ndaj Lazio-s shënoi dy herë për të fituar ndeshjen, transmeton portali arbresh.info.
Ai tha se ndeshja ishte shumë e vështirë, por janë të lumtur me fitoren.
“E dinim që do jetë vështirë kundër skuadrës që kanë sezon të mirë, por e dinim që ishte mundësi e madhe që të fitojmë, ishim në shtëpi. Jemi shumë të lumtur”, deklaroi ai.

Pas dy golave, Ronaldo u bë lojtari i parë në histori të futbollit që shënoi mbi 50 gola në Premierë Ligë, La Ligë dhe Seria A.
Ai theksoi se rekordet janë të mirë, por sipas tij më e rëndësishme është fitorja e skuadrës.
“Rekordet gjithmonë janë të rëndësishme, por gjeja më e rëndësishme është kur skuadra fiton. Jemi skuadër fenomenale dhe e kemi treguar këtë, edhe pse fitorja na përmirëson”, përfundoi ai.
Juventus-i qëndron në krye me 80 pikë, tetë më shumë se skuadra e Inter-it që mban pozitën e dytë./arbresh.info.
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...