Anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, përfaqësues i AAK-së, Bekë Berisha ka kërkuar që komisioni i sapoformuar të ketë rezultat.
Ai ka shtuar gjithashtu se të përfshirë në procesin e privatizimit mund të ketë persona nga të gjitha partitë politike në vend, shkruan arbresh.info.
“Këtu dihet se ka pas keqpërdorime, nëse duam sinqerisht me pas rezultat është mirë me pas konsensus mos me fillu menjëherë jo UÇK-ja, Këtë e ka nis PDK, por mos mendo se nuk ta kanë gjet edhe ty ndonjë dhe të thonë edhe ti je i përfshirë, nëse lëshohemi në këtë nivel nuk do të kemi rezultat. Ju ftoj të kemi mirëkuptim dhe t’i gjejmë ata biznesmen dhe të arrijmë deri te rezultati”, ka thënë ai.
Ndryshe javë më parë, me 77 vota për, Kuvendi i Kosovës formoi Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, i cili do të ketë 11 anëtarë./arbresh.info/
Orav përshëndetet me Kurtin: Institucionet të jenë funksiona...
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë për 7 të vrarë dhe 145 ...
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...