Kreshnik Ahmeti, ish-shefi i kabinetit të ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, ka komentuar hapjen e konkursit të rekrutimit të stafit të ri nga Ministria e Punëve të Jashtme,
Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se kjo ka qenë e panevojshme, shkruan arbresh.info.
Ahmeti ka shtuar gjithashtu se interesi është tjetër ku, jo te forcimi i Shërbimit të Jashtëm.
“Pas tejzgjatjes së mandateve për fëmijët e anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe për fëmijët e figurave të PDK-së, Ministrja e Punëve të Jashtme paska hapur konkurs për rekrutimin të stafit të ri.
Po të bënte analizën e duhur paraprakisht, do ta kuptonte që kjo është e panevojshme. Po ta bënte rotacionin diplomatik si duhet, do ta zgjidhte çështjen e kapaciteteve të misioneve diplomatike pa konkurs dhe shpenzime shtesë. Por, interesi është tjetër ku, jo tek forcimi i Shërbimit të Jashtëm.
Do të jetë interesante të shohim se si ndërrimet e grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës, do të reflektohen edhe në rezultatet e këtij konkursi”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...