Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson tha se në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) nuk ka nevojë për një karantinë të dytë kolektive në mbarë vendin.
Në një delaratë për “The Sunday Telegraph”, që publikohet të dielave, Johnson e cilësoi karantinën si një “frenim bërthamor”.
”Përfundimisht, nuk dua ta përdor karantinën dhe nuk mendoj se do të jemi në gjendje për ta përdorur”, theksoi ai.
Ai shprehu shpresën për rikthim në normalitet gjatë Krishtlindjeve.
Për shkak të COVID-19 në Britaninë e Madhe kanë humbur jetën mbi 45 000 njerëz duke e radhitur atë në vendin e parë në Europë dhe të tretën në botë pas SHBA-së dhe Brazilit për nga numri i viktimave lidhur me virusin.
Karatina, që filloi më 23 mars në Britaninë e Madhe, pjesërisht u lirua më 13 maj, duke vazhduar më tej të hapet gradualisht./atsh/
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...