Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson tha se në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) nuk ka nevojë për një karantinë të dytë kolektive në mbarë vendin.
Në një deklaratë për “The Sunday Telegraph”, që publikohet të dielave, Johnson e cilësoi karantinën si një “frenim bërthamor”.
”Përfundimisht, nuk dua ta përdor karantinën dhe nuk mendoj se do të jemi në gjendje për ta përdorur”, theksoi ai.
Ai shprehu shpresën për rikthim në normalitet gjatë Krishtlindjeve.
Për shkak të COVID-19 në Britaninë e Madhe kanë humbur jetën mbi 45 000 njerëz duke e radhitur atë në vendin e parë në Evropë dhe të tretën në botë pas SHBA-së dhe Brazilit për nga numri i viktimave lidhur me virusin.
Karatina, që filloi më 23 mars në Britaninë e Madhe, pjesërisht u lirua më 13 maj, duke vazhduar më tej të hapet gradualisht.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...