Më në fund erdhi dita që po prisnit prej një viti. Sapo firmosët lejen në punë, keni bërë gati valixhen ku sigurisht gjenden më shumë se 10 palë rroba banje, kontrolloni edhe një herë nëse është çdo gjë në rregull me prenotimin e hotelit ose shtëpisë në plazh, dhe në momentin që mendoni se çdo gjë është në rregull, ju vijnë disa miq të paftuar: menstruacionet.
Sigurisht që ky është makthi i çdo femre në pritje të pushimeve, aq më tepër kur cikli ju zgjat më shumë se 5 ditë. Mirëpo mos mendoni se duke qëndruar në çadër dhe lexuar, edhe pse www.living.al dhe Botimet Living janë gjithmonë një zgjedhje e shkëlqyer, do e privoni veten nga kënaqësia e kredhjes në ujë dhe noti. Por çfarë duhet bërë kur jeni me menstruacione, zbulojeni si më poshtë.
Në fakt, nëse përdorni një tampon është jashtëzakonisht e pamundur të përhapet çfarëdo lloj infeksioni. Në rastet kur ndodheni në det nuk përbën problem, por në pishina duhet të bëni kujdes, pasi nuk mund të notoni kur jeni me menstruacione.
Ushtrimi me intensitet të ulët (si noti), në të vërtetë mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve tuaja të menstruacioneve, pasi trupi juaj liron endorfinë, kur ju ushtroni të cilat veprojnë si një ilaç për dhimbje koke .
Nuk ka asnjë arsye që dikush të dijë se jeni në periudhën tuaj të menstruacioneve. Ju mund të vishni rroba banje me ngjyrë të errët. Prandaj, shijoni pushimet tuaja femra dhe mos e vrisni mendjen./albeu/
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...