Juventus-i është i interesuar për sulmuesin Duvan Zapata, ndërsa ka ofruar 30 milionë euro plus Mattia Perin te Atalanta.
Kishte raportime që “Zonja e Vjetër” ka interesim për Arkadiusz Milik, Edin Dzeko ose Alexandre Lcazetta, por sipas Corriere dello Sport, i preferuari i gjigantit italian është Zapata, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se drejtori sportiv Fabio Paratici dhe zyrtarët e Atalanta-s janë në bisedime.

Paratici ka ofruar 30 milionë euro plus Perin, i cili momentalisht është huazim te Genoa.
29-vjeçari këtë sezon ka qenë në top formë duke shënuar 18 gola dhe shihet si pasuesi adekuat i Gonzalo Higuain-it, i cili më shumë mundësi do largohet në fund të sezonit./arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...