Forma e shkëlqyer e Bruno Fernandes në këtë pjesë të dytë të edicionit, ka bërë që Manchester United të mendojë edhe për dy transferime.
Mesfushori portugez u transferua te Djajtë e Kuq nga Sporting Lisbona në janar, duke i lënë të gjithë të befasuar me formën e tij mahnitëse.
Me dy ndeshje të mbetura në Ligën Premier, Ole Gunnar Solskjaer po tenton që të përfundojnë në top katërshe. Me të përfunduar ky edicion, United po tenton të transferojë Jadon Sanchon dhe Kai Havertzin.
Anëtari i Borussia Dortmundit dhe ai i Bayer Leverkusenit po tregojnë formë të lartë andaj Solskjaer ka kërkuar transferimin e dyshes.
United nuk e ka problem që të largojë disa lojtarë dhe të transferojë Sanchon e Havertzin, në mënyrë që të hyjnë në garë për Ligën Premier dhe në rast të kualifikimit edhe për Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/
FC Drita fiton çmimin skuadra më e mirë, Zekirija Ramadani t...
Plagoset me thikë një taksist në zonën e Plazhit në Durrës, ...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ademi në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit 2025”...
“Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan”, Joseph: K...
Deri 40 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë