Një i ri shqiptar është gjetur i vdekur brenda në banesë, ku jetonte, në Kretë të Greqisë.
I riu shqiptar u gjet në mëngjes nga shoku i tij.
Mësohet se 22-vjeçari, me origjinë shqiptare, kohët e fundit ishte liruar nga burgu dhe kishte shkuar nga Rodoja në Kretë, si mysafir te mikut i tij.
Sipas mediave greke, ai kishte humbur jetën në orët e para të mëngjesit. Kur shoku i tij u zgjua, zbuloi se 22-vjeçari nuk po merrte frymë dhe lajmëroi menjëherë ambulancën, por ishte e kotë.
Trupi i tij u dërgua në morg për autopsi dhe do të jetë kjo e fundit e cila do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së tij. Nuk bëhet i ditur as identiteti i të riut shqiptar që humbi jetën gjatë orëve të natës./noa/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...