Infermierja e Pulmologjisë në QKUK, Fitore Azemi, ka publikuar sot një fotografi të shkrepur në orën 6:30 të mëngjesit, ku duken të dërrmuar pas 11 orëve e gjysmë punë aktive.
Ajo tha se pas 11 orëve iu doli pak kohë për të pushuar, ku u ankua se nuk ka punëtorë shëndetësorë të mjaftueshëm në Pulmologji.
“Kujdestari me COVID, është ora 06:30 e mëngjesit dhe pas 11 orë e gjysmë punë aktive, na doli pak kohë me u ul por të lodhur e të dërrmuar, ankesa pa ndal, paciente të keqësuar, 3 exitusa (të vdekur), punë shumë, staf pak dhe kushte aspak te favorshme për punë, por DUHET me ia dal ?♀️ . MBANI MASKAT, MBANI DISTANCEN, edhe ne jemi fëmijë e nëna të dikujt”, ka shkruar ajo në Facebook.

Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...