Para se të hynin në takim, Aleksandër Vuçiq, kishte një pyetje për Avdullah Hotin. Me shumë se kureshtjen për ta ditur a din kryeministri serbisht, presidenti serb deshi ta tregojë arrogancën e tij.
Edhe brenda në takim, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, u rreshtua krahë liderit serb.
Kurse Hoti mbeti i vetëm me mbështetjen e Ardita Dushit, shefe e kabinetit të këtij të fundit.
Por një veprim i tillë i BE-së u kritikua nga njohës të politikës e sigurisë në vend.
Sipas tyre BE nuk po i sheh njësoj Kosovën dhe Serbinë.
Madje Hoxha thotë se një veprim i tillë që sipas rregullave të protokollit Lajçak do të duhet të ishte në krahun e djathtë të Borrellit është dashur të kritikohet nga kryeministri Hoti.
E gjatë së enjtes në sy ra edhe një detaj tjetër i zyrtari të BE-së.
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, dje ishte kujdesur që ta presë ngrohtë komisionerin e BE-së për Zgjerim, OIiver Várhelyi, gjatë një takimi në zyrën e misionit të Serbisë në Bruksel.
Kreu i shtetit serb kishte shërbyer pogaçe tradicionale të Serbisë për diplomatin hungarez.
Në tavolinën afër Várhelyit dhe Vuçiqit, në zyrën e misionit të Serbisë në BE, shihej një libër me mbishkrimin “Kosovo i Metohija” e cila kishte të bënte me trashëgiminë kulturore serbe në Kosovë.
Këshiltarja e Várhelyit, Maja Kocijancic, ka thënë për Express se gjithçka që mund të thotë është që fotografia nuk është realizuar në zyrën e Komisionerit për Zgjerim dhe se ka qenë Vuçiq ai që ka organizuar pritjen.
Për këtë fotografi ka reaguar edhe ministrja e Jashtme e Kosovës.
Ndërkohë, Mirosllav Lajçak, pas takimit me Hotin e Vuçiqin paralajmëroi një raund të ri bisedimesh të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, në fillim të muajit shtator.
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...
Qeveria ndan 500 mijë euro për shqiptarët që gjenden në Lind...