Mosrespektimi i masave dhe mos mbajtja e maskave për mbrojtje nga Covid-19 mbetet problem serioz. Edhe gjatë 24 orëve të fundit Ministria për Punë të Brendshme në gjithë territorin e vendit ka regjistruar 218 shkelje për mos-mbajtje të maskës. Nga policia vazhdojnë të apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të jenë më vigjilent dhe të respektojnë masat dhe protokollet për ballafaqimin me Covid-19.
Në rrugët e kryeqytetit vërehen qytetarë që i respektojnë masat por ka shumë prej atyre që nuk e respektojnë distancën dhe nuk i mbajnë maskat.
“Sinqerisht, atë që mendoj se është në suaza të normales të respektohet, e ajo që është kulturë e përgjithshme të vazhdohet. Mendoj se po”.
“Respektimi i masave shumë dobët, por secili e ka për vete çdo kush sa më tepër që mbrohet më tepër është i shëndoshë, sa më tepër nuk mbrohet e sëmurën edhe tjetrin, jo vetëm vetveten por edhe tjetrin”.
“Mendoj se respektohen, për dallim prej më herët mendoj se është në rregull”.
Qytetarët shtojnë se me mbajtjen e maskës mbrojnë veten, ata mbrojnë edhe të afërmit, familjarët me sëmundje kronike por edhe më të moshuarit./Alsat/
Galatasaray fiton betejën e parë ndaj Liverpoolit
Sulmet në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban nesër mb...
Kushtetuesja rrezikon të mbetet pa kuorum, vetëm 7 gjyqtarë ...
Haziri për Vjosa Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK do ta d...
Osmani takon përfaqësuesit e NATO-s, vlerëson rolin e NALT-i...
Kuvendi pre e një sulmi kibernetik, izolohet rrjeti pas fshi...