Telekomit të Kosovës i janë bllokuar të gjitha llogaritë bankare .
Por, ndërmarrja publike po vazhdohet me hapjen e tenderëve të cilët i kishte planifikuar më parë, shkruan arbresh.info.
Së fundi është hapur tenderi për furnizim me dy laptopë.
Në njoftimin për kontratë të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se vlera e parashikuar e kontratës është3 700 euro.
Gjithashtu në të njëjtin njoftim thuhet se ofrimi i çmimit më të ulët është një ndër kriteret për dhënie të kontratës.
Afati i fundit për pranimin e tenderëve është data 22.07.2020 vetëm përmes platformës elektronike të prokurimit.
“Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 22.07.2020 koha 14:00:00 vendi, Ofertat duhet të dorëzohen përmes platformës elektronike të prokurimit, vetëm ofertat e dorëzuar ne forme elektronike do të pranohen (bazuar në VENDIMIN Nr 48 2018 të KRPP)”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Bernardo Silva: Në futboll gjithçka është e mundur, do të lu...
Maqedonci: Raketat kineze të Serbisë të dizejnuara për të su...
Batatina suspendohet me dy ndeshje dhe gjobitet nga Komision...
Eurostat: Gati 1 në 4 familje në Shqipëri ka vështirësi për ...
Irani: Kemi sulmuar 4 baza ushtarake amerikane
Kurti i jep detyrë të re Blerim Sallahut