Me rastin e vdekjes së aktivistit Fadil Vezaj, kryetari i LDK-së Akademik Isa Mustafa u ka shprehur ngushëllime familjes Vezaj dhe strukturave të LDK-së, në Zhur:
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e aktivistit të pa lodhshëm, pedagogut shumëvjeçar dhe veprimtarit të LDK-së, Fadil Vezaj.
Fadili ishte kandidat i LDK-së për deputet në zgjedhjet e fundit, njeri i urtë, punëtor dhe person i afërt me të gjithë. Ai dha kontribut të madh në edukimin dhe arsimimin e shumë brezave. Vdekja e tij është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe të gjitha strukturat e LDK-së në Zhur.
Në emrin tim dhe në emër të LDK-së i shpreh ngushëllime familjes Vezaj, miqve, kolegëve, të gjitha strukturave të LDK-së në Zhur dhe të gjithë qytetarëve.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Mustafa./arbresh.info
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
Gjashtë shenja të cilat na paralajmërojnë që menjëherë duhet...
Artistja më e dëgjuar në Britani, Dua mposht Taylor Swift dh...
“Procesi i anëtarësimit, një mundësi historike”/ Rama: Situa...
Nënshkrimi i kontratës 12 milionëshe për Stadiumin e Gjilani...
Tërmeti me magnitudë 4 godet jugun e Stambollit