Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti nëpërmjet një njoftimi në ‘Facebook’ falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe për zhvillimin e procesit zgjedhor.
Ahmeti shkruan se gjatë ditës së sotme ka pranuar urata nga gjithë trojet shqiptare.
“Gjithashtu, sot realizova biseda telefonike me Kryetarin e PDSH-së z. Menduh Thaçi, dhe Kryetarin e Lëvizjes Besa, z. Bilall Kasami, ndërsa do të realizoj biseda edhe me Kryetarët e partive tjera shqiptare, z. Gashi, z. Sela dhe z. Memedi për ta vlerësuar bashkërisht rezultatin zgjedhor dhe për të këmbyer mendime”, shkruan Ahmeti duke shtuar se se bashkë, shqiptarët janë më të fortë.
Ndryshe, Bashkimi Demokratik për Integrim në këto zgjedhje fitoi 15 deputetë dhe ishte fitues në zonën zgjedhore numër gjashtë.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...