Kuvendi i Komunës së Prizrenit, mban mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga kryesuesi i Kuvendit, Sulltan Badalli. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, Prizren, ora 10:00)
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, bashkë me inspektorët e tregut vizitojnë disa operatorë ekonomikë për të parë nga afër zbatueshmërinë e masave anti COVID-19. (Nisja bëhet nga objekti i MTI-së, ora 10:45)
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, viziton Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. (Objekti i AKSP-së në Vushtrri, ora 11:00)
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton Komunën e Fushë-Kosovës dhe lokacionin e Muzeut të Natyrës tek Pishat, mbi fshatin Bardh i Madh. (Objekti i Komunës, Fushë-Kosovë, ora 11:00)
Mbahet ceremonia e hapjes së Qendrës për Edukim dhe Kulturë “Libart” dhe “Bibliotekës Qarkulluese” (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Lagjja “Dardania”, Prishtinë, ora 15:00)
Sami Lushtaku lirohet në procedurë të rregullt, konfirmojnë ...
Hetim për zhdukjen e një personi, arrestohet shefi i policis...
Neuer e vazhdon kontratën me Bayern Munich deri në vitin 202...
Lirohen Amir Lushtaku dhe Bekim Nura, të arrestuar për sulmi...
Raporti i BE-së paralajmëron për rritje të rrezikut terroris...
Sami Lushtaku : I përgjigjem institucioneve për dallim prej ...