Mijëra persona kanë demonstruar në Azerjbajxhan duke bërë thirrje për luftë pas përleshjeve të fundit mes fqinjin Armeninë.
Protestuesit kanë marshuar në kryeqytetin Baku duke kërkuar nga Qeveria vendosjen e plotë të ushtrisë, madje disa hynë edhe në Parlament, transmeton portali arbresh.info.

Forcat e sigurisë janë përgjigjur me topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.
Përleshja e fundit kufitare mes dy shteteve rezultoi me vrasjen e të paktën 16 personave.
Si Armenia ashtu edhe Azerbajxhani ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik para rënies së tij në vitet 1990.

Që nga ajo kohë ata kanë qenë të bllokuar në një konflikt të pazgjidhur mbi një pjesë të territorit të diskutueshëm të quajtur Narg-Karabag, i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por i kontrolluar nga armenët etnikë.
Zjarri vdekjeprurës më i fundit në luftime – larg në veri të territorit të Karabagut – ka shkaktuar një përgjigje ndërkombëtare.
Rusia dhe SHBA kanë bërë thirrje për qetësi ndërsa të martën presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan tha se vendi i tij nuk do të hezitonte të mbronte Azerbajxhanin./arbresh.info/
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...