Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 139.189, prej të cilëve 916 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 68.449, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 3.548.546.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 1.6 milionë të infektuar ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 44 milionë.
Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 429.278 raste të konfirmuara dhe 32.462 viktima.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 1.933.655 raste, India me 941.630 raste dhe Rusia me 746.369.
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me f...
Gjendet i vdekur një person në Llapqevë të Malishevës
“Fillova si portier”, Sesko zbulon rrugëtimin e tij qesharak...
18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, në pranga 2 persona...
Harry Bajraktari letër Trumpit: Angazhohuni që Specialja t’i...
Kurti: Kosova, një pishtar i demokracisë dhe sigurisë në raj...