
ZURICH, SWITZERLAND - OCTOBER 20: FIFA World Cup Trophy is presented after the FIFA Executive Committee Meeting on October 20, 2011 in Zurich, Switzerland. During this third meeting of the year, held on two days, the FIFA Executive Committee will approve the match schedules for the FIFA Confederations Cup Brazil 2013 and the 2014 FIFA World Cup Brazil. (Photo by Harold Cunningham/Getty Images)
FIFA i ka publikuar datat zyrtare të zhvillimit të Kampionatit Botëror “Katar 2022”. Gara do të nisë më 21 nëntor, ndërsa finalja është caktuar për 18 dhjetor.
Nikoqiri i turneut, Katari, do ta hapë garën në Kupën e Botës më 21 nëntor të vitit 2022. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Al Bayt Arena dhe është caktuar për orën 11:00 (sipas orës lokale në Kosovë).
Në këtë turne është planifikuar të zhvillohen deri në katër ndeshje në ditë gjatë fazës së grupeve, e cila do të zgjasë 12 ditë. Ndeshjet do të zhvillohen në këto orare: në orën 11:00, 14:00, 17:00 dhe 20:00.
Ndërsa ndeshjet e fazës eliminatore të këtij turneu do të zhvillohen në orën 16:00 dhe 20:00.
Play-offi për medaljen e bronztë do të zhvillohet më 17 dhjetor në stadiumin Khalifa International, ndërsa finalja do të zhvillohet në Lusail Stadium më 18 dhjetor në orën 19:00. /Gazeta Express/
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit
Klodi me pëlqim për Benitën?